FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus fiton trofeun e Superkupës së Italisë, vendosin Ronaldo-Morata (VIDEO)

Juventusi është fituese e Superkupës së Italisë. Skuadra e Andrea Pirlos arritur që të triumfojë 2-0 në finalen kundër Napolit. Në “Mapei Stadium”, bardhezinjtë ishin më dominues, duke lënë pas humbjen kundër Interit.

Fraksioni i parë dhuroi pak emocione, me lojën që u zhvillua më shumë në mesin e fushës. Juventus e nisi me më shumë agresivitet pjesën e dytë, duke arritur që të zhbllokojë ndeshjen në minutën e 64-t, pasi u harrua në zonë nga mbrojtja e napolitanëve.

Napoli do të kishte shansin e artë për të barazuar 10 minuta nga fundi, por Insigne gaboi një 11-metërsh, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Hysaj e ndoqi ndeshjen nga stoli, duke mos u aktivizuar për asnjë minutë nga Gattuso. Në sekondat e fundit, pas një kundërsulmi të shpejt, Cuadrado shërbeu një asist për Moratën, i cili shënoi me portën e boshatisur. Bardhezinjtë morën trofeun e 9-të të Superkupës duke qenë edhe në këtë kompeticion rekordmen. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?