Juventus humb një tjetër objektiv, Zaniolo zgjedh Premier League

Juventus dështon sërish në merkato. Emri i radhës që nuk do të transferohet te bardhezinjtë është Nicolo Zaniolo.

24-vjeçari u transferua gjatë janarit te Galatasaray, skuadër me të cilën fitoi titullin kampion në Turqi. Në sezonin e ri ai do të bëhet pjesë e Aston Villas.

Operacioni Zaniolo shkon në 30 mln euro mes huazimit dhe detyrimit të blerjes së tij nga klubi nga Birmingami në verën e vitit të ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ky transferim do të përfitojë edhe Roma, që ka ruajtur 20% të kartonit. Ndërkohë që futbollisti do të kryejë testet mjekësore gjatë ditës së mërkurë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zaniolo do të vazhdojë të përfitojë rreth 3 mln euro në sezonin e parë në ishull, aq sa paguaj edhe në kampionatin turk

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?