Juventus humbet edhe Arthur për ndeshjen kundër Napolit

Juventusin ka filluar përgatitjet për super sfidën ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ndërsa trajneri Andrea Pirlo do të jetë i detyruar të bëjë pa dy nga titullarët e ekipit.

Kjo pasi mesfushori brazilian Arthur ka shfaqur një problem në gju dhe nuk do të mund të udhëtojë me skuadrën drejt Napolit, teksa shpresat e mjekëve të klubit janë që ta rikuperojnë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Portos.

Nuk është ende në maksimum as Leonardo Bonucci, i cili qëndroi në stol ndaj Interit, por të njëjtën gjë mund të bëjë edhe në transfertën napolitane, pasi Pirlo kërkon ta rikuperojë plotësisht përpara se t’i japë minuta në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?