Juventus i falet perlës së Dibalës për të mposhtur Lacion (VIDEO)

Juventus sheh dritë në fund të tunelit dhe e bën këtë gjë në frymën e fundit. Bardhezinjtë kanë fituar minimalisht 1-0 ndaj Lacios, teksa shpëtimtari i kampionëve të Italisë sonte në mbrëmje ishte Paulo Dibala.

Ndeshja e zhvilluar në “Olimpico” ka prodhuar një ritëm shumë të ulët, teksa rastet për shënim numëroheshin me gishtat e njerës dorë gjatë gjithë ndeshjes.  Portieri Strakosha ishte një spektator në këtë ndeshje, pasi bardhezinjtë nuk ishin asnjëherë të rrezikshëm deri në aksionin e fundit. Në pjesën e parë Mandzukiç kishte një mundësi të mirë shënimi, por goditja e tij me kokë brenda zonës përfundoi jashtë kuadratit të portës së Strakoshës. Lacio ndërkohë kishte dy mundësi të mira shënimi në pjesën e parë, por portieri Bufon bëri dy ndërhyrje spektakolare.

Në sekondat e fundit të kohës së rregullt Dibala depërton mjaft mirë në zonë, dhe më pas lëshon një të majtë të hidhur, teksa topi përfundoi në fundin e rrjetës. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?