FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus “kanibal” në Seria A, fiton derbin ndaj Interit falë Mandzukic (VIDEO)

Juventus është kthyer në një skuadër “kanibale” në Seria A duke mos njohur kundërshtarë. Bardhezinjtë fitojnë minimalisht 1-0 derbin ndaj Interit në duelin e zhvilluar në stadiumin “Juventus Stadum”. Fraksioni i parë ishte spektakolar me një ritëm të çmendur, por që nuk prodhoi asnjë gol. Zikaltrit ishin më të qartë në 30 minutat e para duke pasur më shumë zotërimin e topit, ndërkohë që rastin më të pastër për shënim e kishte Gagliardini. Mesfushori i Interit goditi shtyllën, duke i dhënë mundësinë Scezney-it që të kontrollonte topin më pas. 30 sekonda më pas ishte Perisic, i cili nuk gjeti portën në një mundësi shumë të mirë.

Në minutën e 34-t, Juventusi zgjohet duke krijuar disa mundësi të mira shënimi. Bentacur dhe Chiellini krijuan dy shanse shënimi, por Brozovic dhe Handanovic i mohuan golin e avantazhit bardhezinjve, të cilët kontrolluan pjesën e mbetur të fraksionit të parë.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me një mundësi shumë të mirë për Interin, teksa në minuan e 47-të, Matuidi i dha mundësinë Politanos që të godiste në zonën e vogël para portës, por Bonucci u gjend në vendin e duhur duke e ndalur. Juventus kundërpërgjigjet menjëherë duke humbur dy mundësi shumë të mira shënimi në minutën e 50-të, teksa Dybala goditi shumë keq brenda zonës edhe pse ishte krejtësisht i lirë. Bardhezinjtë më tej morën kontrollin e lojës duke qenë disa herë kërcënueshëm në portën e zikaltërve, teksa do të merrnin shumë shpejt frytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 65-të, pas një aksioni të Cancelos në krahun e majtë, portugezi jep një krosim magjik për Mandzukic, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë me kokë. Lucianno Spalletti kërkoi reagim të menjëhershëm nga ekipi i tij duke hedhur në fushë Keita dhe Lautero Masrtinez, por torinezët mbrohen mjaft mirë. Bardhezinjtë ndërkohë nuk shfrytëzojnë hapësirat që lë pas Interi i hedhur i gjithi në sulm në kërkim të golit të barazimit. Kampionët e Italisë ruajtën deri në fund golin e shënuar në fraksionin e dytë duke u ngjitur në kuotën e 43 pikëve, 11 më shumë se Napoli i vendit të dytë (me një ndeshje me pak) dhe 14 më lart se Interi. “Zonja e Vjetër” ka fituar 14 ndeshje nga 15 të mundshme, duke barazuar vetëm ndaj Genoas. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?