Juventus për turp ndaj Spalit, nuk arrin që të fitojë (VIDEO)

Juventus nuk shkon më shumë se një barazim pa gola ndaj Spalit në ndeshjen e javës së 29-të. Bardhezinjtë në këtë mënyrë e kanë çuar në 5 pikë diferencën ndaj Napolit, që do të luajë nesër ndaj Xhenoas.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke qenë të vendosur mjaft mirë në mbrojtje, ndërkohë që bardhezinjtë kishin vetëm një mundësi shënimi me Aleks Sandron, por goditja e tij u devijua në fund nga futbollistët e Spalit. Dibala ishte pranë golit nga një goditje dënimi.

Në pjesën e dytë Juventus shtoi presionin, por hasi shumë vështirësi në gjetjen e hapësirave. Dugllas Kosta vendosi në vështirë portierin Meret me një goditje në hyrje të zonës, por pa mundur që të gjejë rrjetën. Deri në fundin e kohës së rregullt, Juventus nuk arrin që të gjejë golin duke zhvilluar një ndeshje shumë të dobët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?