Juventus refuzoi 70 milion euro përAlex Sandron, por ja për sa kërkon ta shesë tani

Juventusi është i gatshëm të shesë Alex Sandron për 60 milionë euro.

Bardhezinjtë i rezistuan ofertave 70 milionë euroshe gjatë verës në mënyrë që ta mbajnë mbrojtësin e krahut të majtë.

Megjithatë, paraqitjet e brazilianit këtë sezon kanë qenë zhgënjyese, ku deri më tani në atë pjesë të fushës po luan shumë mirë Kwadwo Asamoah.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne kemi thënë shumë herë se kur një lojtar kërkon të shitet, pavarësisht nga prestigj apo rëndësia brenda ekipit, ne jemi në favor të një shitjeje. Kur një lojtar është i pakënaqur, është më mirë të shkojë”, tha drejtori i përgjithshëm, Beppe Marotta, shkruan Tuttosport.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në rastin e Alex Sandros, ai ishte në pajtim të plotë me idenë e mbetjes me ne. Paraqitjet e dobëta i ka për shkak të disa çështjeve personale që ne nuk do të hyjmë këtu “, shtoi ai.

Kontrata aktuale e ish-futbollistit të Portos me kampionin italian mbaron në qershor të vitit 2022 dhe tani është raportuar se Chelsea ose Manchester City do të bëjnë një ofertë prej 60 milionë euroshe.

Futbollisti 26-vjeçar deri më tani për kampionët italian ka luajtur deri më tani në 58 ndeshje dhe ka shënuar gjashtë gola.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?