Juventus shpëton në “frymën e fundit” ndaj Sevillas, Roma mund “aspirinat” (VIDEO)
Juventus shpëton në “frymën e fundit” dhe lë gjithçka të hapur për gjysmëfinalen ndaj Sevillas në Europa League. Skuadra italiane barazoi 1-1 në “Allianz Stadium”, në një ndeshje që do të tregonte sërish probleme të shumta.
Skuadra spanjolle arriti që të gjente golin e avantazhit në minutën e 26-të, me një kundërsulm të shpejt, ku Ocampos shërbeu një asit për En-Nesyri. Ky i fundit e kishte mision të thjeshtë për të realizuar.
Juventus ndërkohë vuajti shumë për të krijuar shënimi,me Pogba që i dha një tjëtër ritëm lojës me futjen e tij në pjesën e dytë. Do të ishte pikërisht francezi që do të shërbente asistin në golin e barazimit, i cili do të shënohej në sekondat e fundit nga Gatti. Në këtë mënyrë mbetet gjithçka e hapur në sfidën e kthimit që do të luhet pas një jave në Spanjë.
Roma ka arritur një fitore 1-0 ndaj Leverkusenit në gjysmëfinalen e parë, duke hedhur një hap drejt finales. Skuadra e Mourinhos iu falë një goli të shënuar në minutën e 63-të nga Edoardo Bove. Ekipi verdhekuq në këtë mënyrë shkon më e avantazhuar në Gjermani, për duelin e kthimit që do të luhet pas një jave. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

