FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus sqaron dëmtimet, Dibala në fushë ndaj Totenhemit

Juventus është kthyer në stërvitje pas 9 ditë pushim. Djemtë e Masimiliano Alegrit janë rikthyer në qendrën stërvitore në Vinovo për t’u përgatitur për përballjen e radhës ndaj Xhenoas në kampionat. Klubi bardhezi në sajtin e saj zyrtar ka dhënë dhe informacionet e fundit në lidhje me dëmtimet. Dibala dhe Markizio janë konfirmuar për të qëndruar jashtë fushave nga 30 deri në 40 ditë, por periudha ka filluar që në javën e parë të këtij muaji.

Sulmuesi argjentinas, në këto kushte mund të rikuperohet edhe për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj skuadrës së Totenhemit. Disi më pozitive është situata për Bufon dhe Kuaradon, të cilët nuk do të jenë të gatshëm këtë fundjavë, por me shumë mundësi do të jenë në stërvitje duke filluar që nga dita e hënë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?