Juventus tallet keq me Barcelonën: E mbajtëm premtimin, ua sollëm “The Goat”

Juventus mori hak jo vetëm për humbjen 2-0 të ndeshjes së parë në Torino, por edhe për një koment të klubit katalanas në rrjetet sociale. Atëherë Cristiano Ronaldo nuk ishte dhe klubi Blaugrana ironizoi me një postim pas ndeshjes: “Jemi të lumtur që mundët të shihni The GOAT në stadiumin tuaj”.

Në atë kohë Juventus bëri një premtim, në përgjigje të postimit të katalanasve: “Keni kërkuar në enciklopedinë e gabuar. Do jua sjellim ne ‘The GOAT’ e vërtetë në Camp Nou”.

Bardhezinjtë sigurisht krenar për suksesin në “Camp Nou” nuk e kanë harruar këtë postim, duke shkruar në rrjetet sociale: “E mbajtëm premtimin, ua sollëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?