FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventusi i Allegrit, ekipi i vetëm i pamposhtur në Europë

Juventus mbetet e vetmja skuadër e pamposhtur në Europë. Pas disfatës së Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve, mbrëmjen e djeshme ndaj Atletico Madrid, bardhezinjtë mbeten skuadra e vetme që nuk ka provuar shijen e humbjes.

Skuadra e Allegrit sonte në mbrëmje do të luajë ndeshjen e katërt në gruoe, teksa do të presë Mannchester United. Në tre ndeshjet e para skuadra torineze, i ka fituar të gjitha, ndërkohë që nuk ka pësuar ende asnjë gol në këtë edicion.

Në kampionat e vetmja skuadër që ka arritur që ta ndalë në barazim është Genoa, pas një gabimi në mbrojtje. Mbetet të shohim se deri kur do të rezistojnë bardhezinjtë, teksa e kanë nisur sezonin me marshin e pestë. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?