Juventusi i mbyll derën Bonuccit, mbrojtësi hedh në gjyq klubin torinez

TURIN, ITALY - NOVEMBER 02: Leonardo Bonucci of Juventus celebrates after scoring his team's first goal during the UEFA Champions League group H match between Juventus and Paris Saint- Germain at Juventus Stadium on November 02, 2022 in Turin, Italy. (Photo by Filippo Alfero - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)

Juventusi do të bëjë shumë ndryshime në këtë sezon të ri. Bardhezinjtë kanë larguar tashmë disa faktorë që nuk bëjnë pjesë në planet e ekipit, një prej tyre dhe kapiteni Leonardo Bonucci.

Mbrojtësit italian i është komunikuar nga drejtori sportiv Cristiano Giuntoli se nuk do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Kjo gjë, nuk i ka pëlqyer aspak 36-vjeçarit, i cili nuk ka qenë aspak dakord për t’u larguar nga “Zonja e Vjetër”.

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, avokati i Bonuccit i ka dërguar një kërkesë klubit të Juventusit për të rikthyer ish-kapitenin në skuadër, por përgjigja e torinezëve ka qenë negative.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ky moment, mbrojtësi italian ka të drejtën për të aplikuar pranë Bordit të Arbitrazhit për të kërkuar një dëmshpërblim nga klubi që mund të shkojë deri në 2 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?