Juventusi mbetet sërish “thatë”, Kessie transferohet në Arabi
Arabia Saudite po kthehet në një problem të madh për merkaton e Juventusit. Pas Milinkovic-Savic, tashmë është radha e Frankc Kessie që të transferohet në Arabi, duke zhgënjyer bardhezinjtë.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të largohet nga Barcelona pas një sezoni për të provuar një aventurë në Arabinë Saudite.
Siç raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, klubi katalanas ka arritur të gjejë një marrëveshje me Al Ahli. Tarifa që do të paguajë klubi arab për të përfituar shërbimet e ish-lojtarit të Milanit është 15 milionë euro.
Kontrata që do të nënshkruajë Kessie me skuadrën e tij të re, do ta mbajë të lidhur deri në vitin 2026.
KOHA JONË SONDAZH

