FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventusi ndalet në derbi, barazon me Torinon dhe mbetet jashtë Champions League

Juventus nuk ka arritur të sigurojë një vend në Champions League, pasi e mbylli sezonin me një barazim dramatik 2-2 ndaj rivalëve të qytetit, Torino, në javën e 38-të dhe të fundit të Serie A.

Bardhezinjtë e nisën mirë sfidën dhe kaluan në avantazh në minutën e 24-t falë Dušan Vlahović, i cili shfrytëzoi një rast të mirë për të dërguar topin në rrjetë.

Sulmuesi serb u rikthye protagonist edhe në pjesën e dytë, duke realizuar golin e dytë personal në minutën e 54-t dhe duke krijuar përshtypjen se Juventusi po shkonte drejt një fitoreje të rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, Torino reagoi fuqishëm. Cesare Casadei ngushtoi diferencën në minutën e 60-t, duke rikthyer shpresat për vendasit, ndërsa në minutën e 84-t Che Adams realizoi golin e barazimit, duke vulosur rezultatin 2-2 dhe duke i mohuar Juventusit tri pikët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë rezultat, Juventusi e mbyll kampionatin në kuotën e 69 pikëve dhe në vendin e gjashtë të renditjes, duke mbetur jashtë zonës Champions dhe duke u mjaftuar me një vend në Europa League për sezonin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, Torino përfundon sezonin me 45 pikë në vendin e 12-të, duke siguruar një mbyllje të qetë të kampionatit përpara tifozëve të vet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?