Juventusi zbret sot te Parku i Liqenit

Akademia e Juventusit ka zgjedhur fushat multisportive në Parkun e Liqenit për trajnim.  “Juventus Academy Tirana”, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, organizon sot në orën 17:00, te Fushat Multisportive, stërvitjen për moshat 9-12 vjeç nën drejtimin e trajnerit Gianluca Settanni dhe trajnerit Blendi Bahuli, që do të stërvitë portierët.

Ky trajnim është një mundësi e re për të gjithë fëmijët shqiptarë të apasionuar pas futbollit që të ndjekin ëndrrën e tyre në sportin më popullor në botë.

Juventus Academy Year-Round Training është një program vjetor i krijuar për të përhapur dhe zhvilluar vlerat dhe metodën e Juventusit edhe jashtë kufijve italianë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projekti i Juventusit u jep mundësi fëmijëve që të punojnë sipas metodologjisë së Juventusit dhe nuk bëhet fjalë vetëm për aspektin teknik apo taktik, por edhe të sjellë eksperiencën në formimin e fëmijëve si persona e si futbollistë. Juventusi ka 54 akademi të saj në mbarë botën dhe 100 kampe verore ku të regjistruar janë mbi 15 mijë fëmijë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?