FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juvenus i Alegrit rekordmen në Europë, shkon gjithmonë deri në fund në çdo kompeticion

Juventus është në garë për tre trofe gjatë këtij sezoni, por ky nuk është një lajm i ri për Masimiliano Alegrin. Që kur ai ka marrë drejtimin e bardhezinjve thuajse gjithmonë u ka shkuar deri në fund kompeticioneve të ndryshme në Itali dhe jashtë saj.

Gazeta ‘La Stampa’, shkruan se strategu toskan ka drejtuar bardhezinjtë deri më tani në 163 ndeshje, nga 168 të mundshme në çdo kompeticion. Një statistike monstruoze që tregon fuqinë e “Zonjës së Vjetër”. Bufon me shokë kanë luajtur në këtë mënyrë 97 për qind të të gjitha ndeshjeve të mundshme, më shumë se çdo ekip në Europë, duke lënë pas Barcelonën (96.7 %)

Ekipi i Alegrit i ka fituar të gjitha kampionatet dhe ka shkuar në 5 nga 6 finalet e mundshme: 2 në Champions, 3 në Kupën e Italisë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?