FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jyrgen Klop i prezanton Liverpulit “blerjen e re”: Njihuni me Filipe Kutinjon!

Me mbylljen e merkatos së verës Liverpuli gjeti qetësi sa i përket të ardhmes së yllit brazilian të skuadrës, Filipe Kutinjo. Mesfushori i avancuar ishte shumë pranë transferimit te Barcelona por klubi anglez nuk u dorëzua përballë ofertave marramendëse të katalanasve dhe dëshirës së vetë lojtarit për t’u larguar.

Dje 25-vjeçari iu bashkua të kuqve në stërvitje dhe trajneri Jyrgen Klop bëri një batutë duke e prezantuar atë para skuadrës si blerja më e re e klubit.

“Nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Nuk është hera e parë që një lojtar dëshiron të largohet. Histori të tilla ndodhin shpesh gjatë merkatove sepse është periudha e vetme kur klubet mund të bëjnë transferime. Tani Kutinjo është këtu dhe e ka pranuar plotësisht situatën, ndaj nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, tha Klop në konferencën për shtyp para ndeshjes me Mançester Sitin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë Kutinjo nuk do të jetë i grumbulluar për këtë takim të Premier Ligës duke qenë se i duhet pak kohë stërvitje që të arrijë formën më të mirë./panoramasport/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?