Ka një “The End” merkatoje, finalizohet shkëmbimi Mkhitaryan-Sanchez

Ka përfunduar me sukses “telenovela” e kësaj merkatoje, me protagonist Alexis Sanchez.

Kiliani i cili prej ditësh ishte i lidhur me një kalim te skuadrat më me zë në Angli, Manchester City, Chelsea dhe Manchester United ka vendosur të transferohet në “Old Trafford”.

Sipas “Daily Mail” operacioni është mbyllur ditën e sotme, ndërsa në marrëveshjen që vendos Sanchez në urdhërat e Hoze Mourinho-s, është përfshirë dhe Henrikh Mkhitaryan.

Shifra e transferimit të tij thuhet se është 35 milionë funte, me 25 milionë që shkojnë për Arsenalin dhe 10 milionë tjera për agjentin e Sanchezit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç shifrës së paguar në anën e kundërt, pra te Arsenali, do të kaloj edhe Henrikh Mkhitaryan, marrëveshja për të cilin thuhet se ka përfunduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mkhitaryan do të transferohet në Emirates në një marrëveshje të veçantë, me Topçinjtë që thuhet se kanë paguar kontratën e tij te Unitedi, e cila ishte e vlefshme edhe për dy vite.

Sanchez pritet të nënshkruaj për katër vite e gjysmë dhe të fitojë plot 450 mijë funte apo rreth 510 mijë euro në javë pas përfundimit të lëvizjes së tij të Old Trafford.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?