FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ka pak hapësira te Reali, Juventus në gjurmët e super talentit spanjoll

Juventus rikthehet në garë për Dani Kebajos. Mesfushori i Realit është një ndër të rinjtë më premtues në La Liga. Bardhezinjtë janë të interesuar për lojtarin andaluzian edhe në sezonin e kaluar, kur ai ishte pjesë e skuadrës së Betisit. Paraqitja e shkëlqyer në Europianin e U 21 tërhoqi vëmendjen e Zidane, i cili firmosi menjëherë me të në verë.

Këtë sezon ai numëron vetëm 14 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet me një minutash të përgjithshëm prej 531 minutash. Deri më tani ai ka realizuar vetëm dy gola në kampionat.

Juventus ka arritur një akord paraprak me lojtarin sipas medieve italiane, por duhet që të gjejë gjuhën e përbashkët edhe me Realin për huazimin me të drejtë blerje. Verën e kaluar ai u transferuar për 17 milionë euro, dhe ka firmosur një kontratë 6-vjeçare. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?