FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kaçe drejt transferimit te Panathinaikos, braziliani Moledo zhbllokon akordin

Ergys Kaçe mund të transferohet te skuadra e Panathinaikos. Mesfushori i kombëtares sonë është drejt largimit gjatë merkato së janarit nga ekipi i PAOK-ut, teksa pista kryesore për momentin është skuadra e madhe greke. Media helene së fundmi raporton për të reja në lidhje me lëvizjet e fundit në kampionatin grek.

Mbrojtësi i ekipit të Panathinaikosit, Rodrigo Molondo është shumë pranë transferimit te ekipi i PAOK-t dhe kjo mund të sjellë edhe transferimin e mesfushorit shqiptar si pjesë e marrëveshjes për shkëmbim.

Mbrojtësi brazilian mund do të huazohet deri në fund të sezonit te PAOK dhe në këmbim Panathinaikos do të marrë 500 mijë euro, si dhe Kaçen e Konstandinidis. Lojtarët do të jenë në huazim deri në verë, me të drejtë blerjen e tyre përfundimtare. Këtë sezon Ergys Kaçe është aktivizuar vetëm në 5 ndeshje, 4 në kampionat dhe një në kupë. Ai ka dhënë vetëm një asist për shokët e tij ndaj ekipit të Eginiakos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?