Kalendari/ Ja 3 ndeshjet e mbetura të Kombëtares në eliminatoret e Botërorit
Pas fitores 2-0 ndaj Lichtensteinit, Kombëtarja shqiptare ka mbajtur gjallë shpresat për arritjen e objektivit, pra vendin e tretë në grupet eliminatore të Kupës së Botës “Rusi 2018”.
Pa dyshim ky është edhe objektivi i vendosur nga FSHF-ja, pasi në Grupin G vendin e parë dhe të dytë e ka “blinduar” Spanja dhe Italia, shkruan SYRI.net.
Nëse kuqezinjtë në fund të eliminatoreve pozicionohen në vendin e tretë do të jetë një start i shkëlqyer kjo për teknikun e ri të kuqezinjve, Christian Panucci por edhe meritë e padiskutueshme e Ganni de Biasit.
Por për të ardhur deri në fund, Kombëtarja shqiptare ka edhe 3 ndeshje të rëndësishme për eliminatoret e Kupës së Botës.
Kalendari i Kombëtares shqiptare për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”:
>5 Shtator 2017 ora 20:45
Maqedoni – Shqipëri
>6 Tetor 2017 ora 20:45
Spanje – Shqipëri
>9 Tetor 2017 ora 20:45
Shqipëri – Itali
/ SYRI.net /

KOHA JONË SONDAZH

