FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kampioni i Botës me Gjermaninë, 4 nokaut në 3 vite. Tani duhet të luajë me kokore

Mesfushori i Borusia Mynshengladbah, Kristof Kramer, provoi nokautin e katërt në tre vite në sfidën kundërt Shtutgartit.

Në një betejë ajrore me futbollistin Dionis, gjermani mori një plagë në fytyrë, duke u mjekuar me katër qepje.

Pas një serie të gjatë lëndimesh në fytyrë mjeku Kristian Sab jap alarmin se ato mund të çojnë në dëmtime kronike të trurit dhe mund të shfaqen 10-20 vite më mbrapa.
Kramer-Gjermani-470x265
Në një prononcim për “BILD” ai u shpreh: “ Lëndimet e përsëritura në kokë duhet të shmangen. Një kokore do të ishte një mbrojtje e sigurt. Në futbollin amerikan, kokorja është e detyrueshme dhe kjo është një gjë mjaft e mirë.”
Kramer-mynsheglabah-470x265
I pyetur për vendosjen e kokores mbrojtëse mesfushori Kramer është përgjigjur: “ Ndoshta duhet ta provoj. Kjo nuk është çështje për mua. Atë gjë e di më së miri specialisti i kësaj fushe”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?