FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kampioni i botës: Mos shko tek Inter, do të ishte një gabim

Anthony Martial është këshilluar që të qëndrojë te Manchester United.

Ish- ish-kampioni i botës me Francën, Emmanuel Petit e ka paralajmëruar talentin për një transferim të mundshëm tek Inter.

Skuadra e Serie A është vetëm një nga ekipet që interesohet për lojtarin e kombëtares franceze, i cili nuk po gjen shumë hapësira nën drejtimin e Jose Mourinho.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Manchester United po ndërton një skuadër që do të luftojë për titullin këtë vit. Ata do të luajnë edhe në Champions League dhe ai do të ketë më shumë minuta në dispozicion. Për këtë arsye mendoj se transferimi i tij tek një ekip si Inter, që është në ndërtim e sipër, nuk do të ishte zgjedhja e duhur. Unë mendoj se ai ka cilësitë e duhura të fitojë një vend në formacionin titullar të Manchester United. Ai ka treguar edhe më parë se ka instinktet e një golashënuesi”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkatdhetari i tij, Petit beson se 21-vjeçari ka cilësitë e duhura për t’u kthyer në një element kyç për “Djajtë e Kuq” dhe se do të ishte më mirë për të t’i jepte fund zërave të merkaton.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?