Kamza mund Laçin në duelin e Europës, Teuta ndalet nga Lushnja
Kamza vijon të bëjë surprizën në Kategorinë Superiore. Skuadra e Ramadan Ndreut ka fituar pastër 3-1 ndaj Laçit në një ndeshje të dominuar nga vendasit. Ymeraj kaloi Kamzën në avantazh që në minutën e 3-të të takimit, ndërkohë që skuadra kurbinase barazoi në minutën e 57-të me Rexhinaldon nga pika e bardhë. Kamza reagon duke shënuar sërish me Imerin në minutën e 74-, ndërkohë që Mehmeti realizoi golin që vulosi shifrat 3-1.
Surpriza në javën e 17-të vjen nga Durrësi, teksa Teuta ka barazuar 2-2 ndaj Lushnjës. Dueli i mbijetesës nisi me gol qenë minutën e 12-të, teksa miqtë kaluan në avantazh me Cankën. Kamza përmbysi gjithçka me dy gola të shpejtë të Beqja-s dhe Çyrbjas nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë Sefa shënoi golin e barazimit. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

