FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kamza shpallet kampione e Kategorisë së Parë

Është luajtur ditën e sotme finalja e Kategorisë së Përë mes Kamzës dhe Lushnjes në “Elbasan Arena”. Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura dhe fituesi u përcaktua nga goditja e 11 metërshave në fund të lojës, aty ku Kamza ishte më e saktë duke arritur të marrë në shtëpi trofeun.

Rezultati përfundimtar pas penalltive ishte 4-3 për skuadrën e drejtuar nga Ndreu, që shënoi plot katër të tilla duke humbur vetëm një. Morina, Nimani, Basriu dhe Mehmeti i shënuan penalltitë e tyre, ndërsa Koleci nuk arriti dot ta kthejë në gol shkruan Sportal.

Ndërkohë, për Lushnjen shënuan Xhafa, Ruço dhe Sefa, teksa gabuan dy veteranët si Çela dhe Byzhyti duke penalizuar skuadrën e tyre që nuk arrin dot të fitojë titullin, por mjaftohen me ngjitjen në Superiore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa skuadra e Kamzës i gëzohet ngjitjes në Superiore, por edhe fitimit të trofeut në Kategorinë e Parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?