FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kamza zhvillon miqësoren e radhës, barazon ndaj Juventus

Kamza ka barazuar në testin e katërt miqësor të zhvilluar në Antalia. Skuadra e Ramadan Ndreut nuk ka shkuar më shumë se rezultati 1-1 ndaj Juventus Bukuresht.

Kamza kaloi e para në avantazh në minutën e 4, por skuadra rumune arriti që të barazonte shifrat 4 minuta më fund. Skuadra e ngjitur këtë sezon në Kategorinë Superiore do të zhvillojë edhe një tjetër miqësore pas dy ditësh ndaj ekipit nga Kazakistani, Zhetysu.

Juventusi i Bukureshtit ndodhet në vendin e fundit në Superligën rumune, ndërsa Kamza mban vendin e 6 në Kategorinë Superiore. Në 4 takimet e zhvilluara deri më tani skuadra e Ndreut ka pësuar dy humbje ndaj Gençerbirligi dhe Alaniaspor, ndërkohë që ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Sepsei dhe Juventus Bukuresht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?