Kamza zyrtarizon afrimin e Zguros nga Luftëtari
Zguro është futbollisti më i ri i skuadrës së Kamzës. Skuadra e Ramadan Ndreut arritur që të sigurojë shërbimet e ish-mbrojtësit të Lufëtarit, i cili do të mbajë të veshur fanellën me numër 31 për pjesën e mbetur të sezonit.
Mbrojtësi i majtë i afruar pas prishjes së kontratës me Luftëtarin, firmosi kontratë dy-vjeçare dhe u prezantua nga drejtori i Kamzës, Xhesjan Qarri. Ky është një përforcim i rëndësishëm në mbrojtje për ekipin e Kamzës, pasi në javët e fundit ka pasur shumë defekte në repartin e prapavijës.
KOHA JONË SONDAZH

