Kandidati për president jep premtimin: Shembim “Camp Nou”, ndërtojmë një stadium të ri!
Në Barcelonë ka nisur fushata për president në kuadër të zgjedhjeve, që zhvillohen më 24 janarin e vitit të ardhshëm. Premtimet nuk kanë munguar.
Agusti Benedito, një prej kandidatëve gjatë një fjalimi u shpreh se nëse shpallet president i Barcelonës, do të ndërtojë një stadium të ri me vlerë 900 milionë euro dhe një opsion është shembja e mitikut “Camp Nou” për të ndërtuar stadiumin e ri në sipërfaqen e atij aktualit.
“Nëse i fitojmë zgjedhjet, do të ndërtojmë stadiumin e ri. Mund ta prishim ‘Camp Nou’ dhe ta ndërtojmë të riun në të njëjtin vend. Kjo do të thotë të luhej në Montjuic për tre vite.
Ose mund të ndërtojmë një stadium të ri në ‘Sant Joan Despi’. Projekti që ne po propozojmë do të kushtojë jo më shumë se 900 milion euro dhe do të financohet nga transferimi i të drejtave të emrit të impiantit për 25 vitet e ardhshme”, u shpreh Benedito.
KOHA JONË SONDAZH

