FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kane flet për të ardhmen te Bayerni: Do e vendos në muajt në vijim!

Harry Kane ka hedhur poshtë zërat e merkatos që e lidhin me një largim të mundshëm nga Bayern Munich verën e ardhshme. Sulmuesi anglez, i cili ka kontratë deri në vitin 2027, teorikisht mund të aktivizojë një klauzolë largimi në fund të sezonit, por sipas tij kjo nuk është një çështje që duhet të shqetësojë klubin dhe tifozët.

Në moshën 32-vjeçare, kapiteni i Anglisë po kalon një formë të jashtëzakonshme: 24 gola në 18 ndeshje zyrtare dhe një Bayern ende i pamposhtur.

Performancat e tij kanë rikthyer interesimin e klubeve të mëdha, mes tyre edhe Barcelona, që kërkon pasuesin e Lewandowskit. Megjithatë, Kane ka mohuar çdo kontakt: “Nuk kam folur me askënd, askush nuk më ka telefonuar”, u shpreh për Bild.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që në fund të tetorit ai kishte lënë të kuptohej se në janar mund të nisnin bisedimet për një rinovim. Tani, anglezi e konfirmon: “Ndjehem shumë mirë këtu. Nuk kemi diskutuar ende për të ardhmen time, por nuk ka asnjë nxitim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kane shton se para çdo vendimi për sezonin e ardhshëm, e pret një sfidë madhore me kombëtaren në Kupën e Botës: “Është shumë e pamundur që diçka të ndryshojë pas këtij sezoni. Jam i bindur se në muajt në vijim do të ketë bisedime dhe do të shohim cila është zgjidhja më e mirë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?