Kane më pranë se kurrë Bayernit, arrihet marrëveshja me Tottenhamin
Bayern Munich ka arritur më në fund një marrëveshje me Tottenhamin për transferimin e Harry Kane. Një nga telenovelat më të gjata të kësaj vere, duket se do të mbyllet me fund të lumtur.
Sulmuesi anglez sipas Sky Sport në Gjermani do të transferohet në Mynih për një shifër më të lart se 100 milionë euro, që ishte vendosur dhe si kusht nga Spursat.
Tashmë duket gjithçka në dorë të lojtarit, i cili në orët apo ditët në vijim do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të nënshkruajë kontratën. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

