Kane nuk shënon, Tottenham ndalet në ‘Wembley’

Tottenham regjistroi një hap fals në shtëpi, teksa u ndal në barazim 1-1 ndaj West Hamit. Skuadra e Pochettinos, pas 3 fitoresh radhazi, nuk arriti të ruajë ritmin e Liverpoolit, duke u shkëputur tashmë me 4 pikë nga vendi i 4-t që të çon në Champions.

Sfida u mbërthye në barazim për plot 70 minuta, kur ish mesfushori i Sampdorias, Pedro Obiang goditi nga distanca dhe zhbllokoi rezultatin, duke kaluar në avantazh miqtë.

Tottenhami reagoi dhe u hodh në sulm, në kërkim të golit të barazimit, të cilin e gjeti me Son Heung-Min, 15 minuta më vonë. Minutat e mbetura, skuadra e Pochettinos e shtoi presionin dhe pati mundësi të mira shënimi, por nuk arriti të gjejë golin me vlerë 3-pikëshe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?