Kaos te Barcelona, 3 ditë para fillimit të kampionatit s’është regjistruar asnjë nga blerjet

Sezon i ri, histori të vjetra. Barcelona vazhdon të blejë lojtarë të rinj, por ashtu si një vit më parë, pak ditë para fillimit të kampionatit, nuk mund t’i regjistrojë në listën e kampionatit, për shkak të problemeve ekonomike të klubit.

Inigo Martinez, Oriol Romeu, por edhe Ilkay Gundogan dhe lojtarët që rinovuan kontratat rrezikojnë që të humbasin ndeshjen e parë në La Liga kundër Getafes.

Për momentin, Barcelona, ​​siç thekson Marca, ka regjistruar vetëm 13 lojtarë në listën e kampionatit, duke përfshirë Ousmane Dembelé, i cili është gati të shitet te Paris Saint-Germain dhe Franck Kessie, i cili është në pritje të transferimit në Arabi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një situatë që duket dramatike, duke marrë në konsideratë faktin që mungojnë vetëm 3 ditë nga fillimi i sezonit të ri në La Liga. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?