Kaos te PSG/ Jo vetëm Mbappe, edhe Neymar kërkon zyrtarisht largimin
Neymar Junior u ka kërkuar zyrtarisht drejtuesve të klubit të largohet nga PSG këtë verë! Pas rastit “Mbappe”, një sulmues i cili u hoq nga grupi dhe u hodh në treg për refuzimin e rinovimit.
Sipas “L’Équipe”, biseda mes Neymarit dhe zyrtarëve të klubit ka ndodhur të dielën. Sulmuesi brazilian 31-vjeçar, i cili ka munguar prej disa muajsh për shkak të dëmtimit, ka kontratë deri në vitin 2025.
Duhet mbajtur mend se Mbappé, Neymar dhe Messi, të cilit i përfundoi kontrata dhe u transferua tek Inter Miami këtë verë) formuan treshen luksoze mbi të cilën PSG vari të gjitha shpresat për të fituar Champions League, por pritshmëritë nuk u plotësuan kurrë.
Neymar u ble nga PSG nga Barcelona në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro, në atë që është ende transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.
KOHA JONË SONDAZH

