FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kapelo: Unë në krye të Italisë? Nuk jam i interesuar!

Fabio Kapelo shuan të gjitha zërat për të ardhmen e tij. Strategu italian është në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë. 71-vjeçari nuk e sheh veten në krye të të kaltërve, nëse do t’i vinte një ofertë nga Federata Italiane e futbollit, ai do ta refuzonte.

“Unë trajner i Italisë? Nuk jam i interesuar. Shpresoj që kombëtarja të bjerë në duar të mira, por është shumë e nevojshme që futbolli ynë të nxjerrë futbollistë me nivel të lartë. Pa ata nuk mund të shkosh gjëkundi, edhe nëse do të marrësh trajnerin më të mirë në botë.”

Strategu italian ka komentuar edhe përplasjen mes Murinjos dhe Antonio Kontes.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Besoj se Konte nuk e kishte kuptuar se më kë kishte të bënte. Nuk e mendoja se do të arrinin në këtë pikë. Murinjo është mjeshtër i çdo situatë dialektike kur e sulmon. Ndoshta edhe këtë herë ka dashur të largojë vëmendjen nga problemet e skuadrës”, tha Kapelo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?