Kapiteni brazilian i PSG feston ditëlindjen, nuk fton Edison Cavani-n

Kapiteni i Paris Saint Germain, Thiago Silva, festoi 33-vjetorin e tij ditën e djeshme në një festë të madhe ku kishte ftuar një pjesë të madhe të ekipit parizien. Por ajo që u vu re ishte mungesa e uruguajanit Edinson Cavanit.

Një mungesë e tillë mbase ishte dhe e pritshme pas zënkës që Cavani pati me mikun dhe patriotin e Thiago Silva-s, Neymar për gjuajtjen e një penalltie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ditëlindjen e Thiagos, sipas El Pais, mungonin vetëm uruguajani, gjermani Julian Draxler dhe francezi Layvin Kurzava.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjithë brazilianët ishin të pranishëm në ditëlindje.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?