Karikari “tradhton” Partizanin, merr një ofertë nga Emiratet Arabe
Negociatat mes sulmuesit ganez Kuame Karikari dhe klubit të Partizanit janë ndërprerë pasi palët nuk gjetën akordin e përbashkët. Lajmi bëhet i ditur nga portali azerbajxhanas “Azerisport”, që zbulon se në adresë të 26-vjeçarit ka mbërritur një ofertë nga një klub i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Karikari do të bashkohet së shpejti me skuadrën e Neftçit, ku më pas drejtuesit e klubit do të shqyrtojnë ofertat e mbërritura drejt tij, për të vendosur rreth të ardhmes së ganezit.
Me shumë gjasa 26-vjeçari do të firmosë për klubin e tij të ri në Emiratet e Bashkuara Arabe duke lënë të “djegur” Partizanin.
KOHA JONË SONDAZH

