FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Kasapët” e Seria A, shqiptarët bëjnë ligjin në listën e të pamëshirshmëve

Seria A ka zhvilluar fazën e parë, teksa së fundmi janë zbuluar se cilët janë futbollistët që kanë bërë më shumë ndërhyrje të gabuara në këtë kampionat, ku bien në sy dy lojtarë me origjinë shqiptare.

Mes 10 futbollistëve të Seria A, gjendet Valon Berhami që është në vendin e gjashtë dhe Përparim Hetemaj, i cili kryeson listën. Me 28 faulle në 1042 minuta në fushë, mesfushori i Udinezes ka një mesatare prej 2.42 faullesh në 90 minuta.

Përparim Hetemaj ka një numër më të vogël faullesh, por këto i ka kryer në 908-të minuta. Me 28 ndërhyrje të gabuara, ai ka një mesatare prej 2.78 faulle në 90 minuta. Pjesë e listës janë edhe Rincon i Torinos, Zapata i Atalantës, që është sulmues dhe Cristante i Romës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?