Katar 2022, Infantino garanton sigurinë: Tifozët problematikë nuk janë të mirëpritur

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, thotë se siguria në Kupën e Botës është thelbësore në eventin që do të mbahet në Katar.

“Si gjithnjë në historinë e Botërorit, të kesh shansin e ndeshjes hapëse, është gjithashtu çështje e respektit të historisë së futbollit dhe sfida Ekuador-Katar është krenari për një vend. Nëse kjo zhvendosje shkakton ndonjë problem për dikë, do ta gjejmë një zgjidhje, si gjithnjë”.

I pyetur për shitjen e pijeve alkoolike gjatë eventit, Infantino tha se fansat nga e gjithë bota janë të mirëpritur në Katar, me përjashtim të atyre që kërkojnë probleme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjithë fansat anembanë botës janë të mirëpritur të festojnë, gëzojnë dhe të shikojnë ndeshjet. Por nëse dikush dëshiron që të vijë në Katar të shkaktojë probleme, sigurisht që ai nuk është i mirëpritur. Do të jemi mjaft strikt. Siguria e gjithsecilit është gjëja më e rëndësishme. Por do jetë një festë unike dhe kompletuar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?