Katastrofë për Juventusin, dëmtohet blerja e bujshme

Një lajm i hidhur vjen për Juventusin. Mattia De Sciglio raportohet e ka ndrydhur kyçin e këmbës gjatë humbjes 3-0 të Juventusit ndaj Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League.

Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, De Sciglio pasditen e sotme do të kryejë ekzaminimet mjekësore për të kuptuar shkallën e lëndimit.

Si pasojë, paraqitja e mbrojtësit të djathtë në ndeshje kundër Sassuolos në Serie A mbetet në dyshim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, sipas kësaj gazete Mario Mandzukic dhe Giorgio Chiellini do të rikthehen në skuadër për këtë ndeshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

/ SYRI.net /

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?