Katastrofë për Realin, ja sa do të mungojë Benzema pas dëmtimit

Pas barazimit 1-1 ndaj Levantes, Real Madrid ka marrë një tjetër lajm të hidhur. Dëmtimi është serioz për Karim Benzema i cili në minutën e 28’ u largua nga fusha e blertë.

Pas testeve të kryera në Spitalin Universitar Sanitas La Moraleja, del se francezi ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë të njohur si “semimembranosus”.

Sipas të përditshmes spanjolle, AS, Benzema do të jetë jashtë fushave të gjelbra për 4 deri në 6 javë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që edhe Marcelo pritet të dënohet me 4 ndeshje pezullim për shkak se mbrojtësi brazilian shkelmoi qëllimisht lojtarin kundërshtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?