FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Katastrofë, tjetër dëmtim tek Italia. Superlojtari mungon ndaj Shqipërisë

Daniele De Rossi mund të detyrohet të tërhiqet nga përfaqësuesja italiane për shkak të problemeve në menisk.

Mesfushori veteran ndjen dhimbje pasi ka luajtur 90 minuta në fitoren e Romës kundër Milanit, 2-0 në “San Siro”, shkruan ‘Football-Italia”.

Sipas raportimeve të fundit nga “Sky Sports”, De Rosi me shumë mundësi do të mungojë kundër Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ventura në duelin kundër Shqipërisë nuk do të ketë të gatshëm Marco Verrattin, Belottin dhe Antonio Candrevan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë situatë, për të zëvendësuar Belottin dhe Verratin, trajneri Ventura grumbulloi në ekip sulmuesin e Chievos, Roberto Ingleze dhe mesfushorin e Cagliarit, Nikolo Barrela.

Tashmë De Rosi ditën e sotme do të kryejë testet mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?