Kategoria Superiore i luan të gjithë ndeshjet të dielën

Java e 18-të e Kategorisë Superiore do të sjellë shumë duele shumë interesante. Të gjitha ndeshjet do të luhen të dielën në dy fasha oraresh, me 4 prej tyre që do të luhen në orën 13:00 dhe vetëm një në orën 16:00.

Sfida më interesante do të luhet në Kukësi, teksa vendasit do të presin Flamurtarin në duelin për vendin e dytë. Skuadra e Pakult po kalon një super formë, teksa në fundjavë mposhti me rezultatin 2-0 ekipin e Vllaznisë. Skuadra shkodrane ndërkohë do të ketë një tjetër fundjavë të vështirë, pasi përballë ka Skëndebreun kryesues.

Laçi do të presë Teutën, në një ndeshje ku kurbinasit janë dukshëm të favorizuar. Luftëtari i Likës udhëton në Lushnjë për të synuar 3 pikët e radhës në kampionat, të cilat janë mëse të mundshme duke parë formën e gjirokastriteve. Ndeshje e fundit do të luhet në “Selman Stermasi”, teksa Partizani do të presë Kamzën, në një ndeshje ku synimi i vetëm për ekipin e Starovës është vetëm fitorja.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

E Diel 13:00

Kukësi-Flamurtari

Skënderbeu-Vllaznia

Laçi-Teuta

Lushnja-Luftëtari

E Diel 16:00

Partizani-Kamza

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?