Kategoria Superiore, java e 23-të luhet në dy ditë të ndryshme
Federata Shqiptare e Futbolli ka zyrtarizuar ditët dhe oraret e ndeshjeve të javës së 23-të të Superiores. 3 ndeshje do të zhvillohen të dielën, ndërkohë që të hënën d të luhen dy ndeshjet e tjera. Të dielën, në orën 14:00, do të luhen 2 takime, Lushnja Kukësi dhe Skënderbeu-Laçi. Në “Roza Haxhiu” nuk pritet të ketë shumë surpriza, ndërkohë që në në Korçë Laçi mund të tentojë surprizën për objektivin Europë.
Të dielën, në orën 17:00 do të luhet Teuta-Partizani, një duel tepër interesant mes dy skuadrave që kanë objektiva të ndryshme. Teuta shpreson t’i largohet fundit, ndërsa Partizani beson se mund të kthehet në garën për një vend në Kupat e Europës.
Të hënën, Luftëtari pret Kamzës, ndërsa java e 23-të mbyllet me sfidën Vllaznia – Flamurtari
E diel, më 4 mars
Lushnja-Kukësi (14:00)
Skënderbeu-Laçi (14:00)
Teuta-Partizani (17:00)
E hënë, më 5 mars
Luftëtari-Kamza (14:00)
Vllaznia-Flamurtari (17:00)
KOHA JONË SONDAZH

