Keita Balde do të mungojë 3 javë tek skuadra e Interit

Lajme aspak të mira nga infermieria e Interit. Sulmuesi Keita Balde ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë. Ekzaminimet e bëra rezultuan negative, pasi lojtari senegalez do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën tre javë. Kështu ai do të humbasë 4 ndeshje të rëndësishme për luftën që po bën skuadra për zonën Champions.

Sassuolo, Torino, Lazio dhe Bologna do të jenë skuadrat që do të ndeshet Interi, në takimet që mungon Balde. Ky vit i ri kalendarik nisi shume mire për Interin duke fituar kundër Beneventos, me rezultatin e thellë 6-2. Por lajmet e këqija nuk kanë vonuar për lojtarin zikaltër.

Kujtojmë që Balde u transferua nga Monaco verën e kaluar dhe deri më tani ka shënuar katër gola në plot 17 ndeshje të kampionatit italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?