FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kejn paralajmëron largimin nga Totenhemi, kërkon që të fitojë trofe

Herri Kejn është një nga sulmuesit më të mirë të momentit në botë dhe këtë gjë e vërtetojnë edhe golat e shënuar prej tij në këtë sezon. Në një deklaratë të dhënë së fundmi ai ka lënë të hapur mundësinë për t’u larguar, pasi ende nuk ka rinovuar kontratën e re me Totenhemin.

24-vjeçari ka rrëfyer se kërkon progres nga skuadra e tij dhe dëshiron të fitojë trofe e vetëm në këtë rast do të ishte plotësisht i kënaqur tek Spursat.

Lidhur me lëvizjet e bujshme të fundit futbollisti është shprehur se është i mendimit që nëse një lojtar dëshiron largimin nuk duhet të ndalohet sepse pakënaqësi të tilla ndikojnë në paraqitjen në fushë që me shumë gjasa do të pësonte rënie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazeta britanike “The Telegraph” ka një kontratë deri në vitin 2022, teksa përflitet për një transferim të mundshëm te skuadra e Realit të Madridit. “Galaktikët” synojnë që të afrojnë një bomber në verë, duke parë rendimentin e dobët të Ronaldo dhe Benzeman këtë sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?