Kessie dhe Bakayoko nën hetim për gjestin e shëmtuar pas ndeshjes ndaj Lazios

Federata Italiane ka hapur një hetim ndaj Kessie dhe Bakayoko, të cilët morën fanellën e Acerbit dhe e valvitën poshtë tribunës së ultrasve të kuqezinjve, por tashmë të dy ata rrezikojnë pezullimin.

Gjesti u kritikua shumë në rrjetet sociale, por edhe nga pjesëtarë të të dy klubeve, ndërsa vetë dy futbollistët kërkuan ndjesë publike pas ndeshjes dhe shpjeguan se gjithçka ishte një shaka e nisur më herët mes palëve.

Megjithatë Giuseppe Pecoraro, shefi i prokurorisë federale pranë FIGC, ka thënë për mediat italiane se do të kërkojë nga Gjykata Sportive, që të marrë për bazë pamjet televizive, për të dënuar mesfushorët e Milanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç këtij rasti, pritet që prova televizive të aplikohet edhe për sherrin mes pjesëtarëve të të dy skuadrave, në përfundim të takimit, ku Calhanoglu, Kessia dhe Luis Alberto u përfshinë në shtyrje e sharje me njëri-tjetrin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?