Kim Jong-un urdhëron pushtimin e Premier Leagues

KIM JONG-UN është një fans i çmendur i Manchester United dhe ai beson se është thjesht cështje kohe për talentet e Koresë së Veriut që të mësyjnë drejt Premier Leagues. Mik i ngushtë i atij që konsiderohet si Tirani me fuqi bërthamore, del të jetë italiani Antonio Razzi, pjesë e senatit italian figurë ekscentrike me shumë polemika shpesh dhe karizmatik duke qënë kështu protagonist i emisioneve humoristike dhe thumbuese, pikërisht për gafat dhe batutat e tij. Razzi zbulon se miku i tij korean është një fanatik i Manchesterit United dhe se kurrë për asnjë arsye Kim nuk humbet një ndeshje të Premier Leagues. I cilësuar botërisht si një diktator i ashpër, Kim i ka zbuluar senatorit Italian gjatë disa bisedave private anën e tij të butë dhe se ai dashuron Djajtë e kuq.

Ndoshta epiteti i klubit i asocion liderit suprem të Koresë diçka nga hijet e tij por kurrsesi, 33-vjeçari nuk e gjen veten tek asnjë prej yjeve të këtij ekipi, pasi dihet protagonist është ai vet.  Nga shteti i blinduar mund të dalin shumë talente në futboll sepse ai është një vend në evoluim, pretendon Kim Young Un, gjithsesi tashmë që ky informacion ka mbërritur Pep Guardiola dhe rivalët e Cityt duhet të kenë shumë kujdes të mos zemërojnë Koreanin Kim Young Un. Në nje video humoristike që shoqëron tanimë këtë lajm një spikere e lajmeve zyrtare të Koresë së Veriut shfaqet duke thënë:

Ky është një transmetim i Televizionit Shtetëror të Koresë së Veriut dhe ne kemi një lajm të mrekullueshëm për ju: Siç e dimë të gjithë Lideri ynë Suprem i mrekullueshëm është një fanatik i Premier Leagues. Atij i ka ardhur në majë të hundës me Chelsean, Cityn dhe Liecesterin duke u shpallur kampionë , si pasojë e kësaj ka vendosur të bëjë një ofertë shtetërore për Cristiano Ronaldon me taxat tuaja. Ai nuk do të gjuajë më me raketa dhe do të gjuajë vetem Ronaldon. I gjithë buxheti ynë ushtarak do t’i transferohet direkt Mourinhos për propagandën e tij për Chistiano Ronaldon. Mesazhi ynë për Realin e Madridit është të gjunjëzohet përpara nesh dhe të bëjnë direkt shkëmbimin me Fellainin. Në lajmet e tjera do të mësoni për Donald Trump që është një top me qese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?