Kjo nuk është hera e parë, ja çfarë ndodhi me Neymarin 7 vite më parë. Sherr me…

Neymar dhe Cavani janë në qendër të vëmendjes pasi të dy janë përfshirë në një konflikt se cili prej tyre ta gjuante penalltinë në përballjen e fundjavës kundër Lyonit.

Sipas burimeve të “L’Equipe”, dy lojtarët e PSG-së kanë vazhduar ‘betejën’ e tyre edhe në dhomat e zhveshjes por është dashur ndërhyrja e kapitenit Thiago Silva për të qetësuar situatën.

Ky episod nuk është hera e parë pasi Neymar kur ishte pjesë e Santosit është konfliktuar me trajnerin e skuadrës që më pas u shkarkua nga detyra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shtator të vitit 2010, “ylli” brazilian u zëvendësua në ndeshjen kundër Atletico Goianiense dhe më pas ai ofendoi trajnerin e tij, Dorival Junior.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkak të këtij veprimi Neymar mori një dënim me gjobë nga klubi por për trajnerin kjo nuk mjaftonte i cili vendosi që ta mbajë brazilianin larg fushave të blerta.

“Për atë do të jetë shumë mirë ky pushim. E marr këtë vendim të vetëdijshëm për seriozitetin e fakteve dhe kam një ndërgjegje shumë të qetë. Unë nuk e dënoj atë për kënaqësi, e bëj sepse është e nevojshme”, tha dikur trajneri i njohur që pas këtij vendimi u shkarkua menjëherë.

Kur të gjithë po përflasin se PSG-ja ka një sulm ëndrrash prishet harmonia në grupin e lojtarëve dhe tashmë duhet të jetë dora e trajnerit që të përcaktojë lojtarin që do të gjuajë penalltitë.

/ SYRI.net /

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?