Klopp: Nëse vazhdojmë kështu, rrezikojë të mos kemi lojtarë për ta mbyllur sezonin!

Liverpooli ka një kalendar të ngjeshur me ndeshje çdo tri ditë. Të mërkurën të kuqtë do të presin Atalantën, ndërkohë që të shtunën do të sfidojë më pas Brighton. Kjo gjë e ka shqetësuar së tepërmi trajnerin Jurgen Klopp, i cili ka kërkuar që të rishikohet kalendari i ndeshjeve.

“Sky dhe BT Sport duhet të bien dakord, pasi nëse vijojmë të luajmë të diel, të mërkurë e sërish të shtunë në mesditë, rrezikojmë të mos kemi as 11 futbollistë për të mbyllur kampionatin. Nuk flas vetëm për Liverpool, por për të gjithë.

Shikoni Pique, që u dëmtua rëndë, Saka gjithashtu. Ky i fundit luajti të tre ndeshjet edhe me Anglinë. Ju thoni të bëjmë rotacion, por me kë të bëjmë rotacion. Ne kemi disa alternativa vetëm në sulm dhe pastaj të tjerët janë emra të rinj, pa eksperiencë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund të flitet për kontrata në këto momente. Që prej fillimit të pandemisë, çdo gjë ka ndryshuar, por vetëm transmetuesit nuk lëvizin nga pozicioni i tyre strikt. Kontratat janë bërë për kushte normale, jo për situatë si kjo, me kalendar të ngjeshur e ndeshje çdo tre ditë”, u shpreh gjermani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?