Klopp: Salah rrezikoi që të mbyllte sezonin pas asaj ndërhyrje

Manchester City fitoi 2-0 super sfidën ndaj Liverpoolit duke ngushtuar në 4 pikë diferencën ndaj “Të Kuqve”. Jurgen Klopp në konferencën për shtyp pas ndeshjes u kap nga pak me të gjithë duke filluar me Salah për të vazhduar me gjyqtarin.

“Ka qenë një ndeshje shumë intensive. Ne kemi qenë të pafat në finalizime. Mund të them se kemi patur më pak fat se City. Sane shënoi, ndërsa Mane goditi shtyllën. Ata dominuan në disa momente të ndeshjes, por ne reaguam dhe krijuam raste, të cilat nuk i shfrytëzuam”, ka thënë Klopp në përfundim të ndeshjes.

“Më pëlqen shumë Vincent Kompany, por si ka mundësi që nuk u ndëshkua me të kuq? Ishte lojtari i fundit dhe bëri një ndërhyrje të gabuar. Nëse do ta kishte goditur më fort, Salah do ta kishte mbyllur sezonin. Nuk është e lehtë për arbitrat dhe ai mund ta shikojë ndryshe atë moment nga unë”, ka vazhduar Klopp.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne mund të luajmë më mirë, por duhet të pranojmë edhe se nuk mund të dominojmë gjithmonë. Me pak fat mund të kishim barazuar 2-2, që do të kishte qenë rezultati perfekt për ne”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?